{
    "PrivacyManager": {
        "AddUserIdToSearch": "Klikoni që të shtohet te kërkimi kjo userID",
        "AddVisitorIPToSearch": "Klikoni që të shtohet te kërkimi kjo visitorIP",
        "AddVisitorIdToSearch": "Klikoni që të shtohet te kërkimi kjo visitorID",
        "AffectedDate": "Datë prekjeje",
        "AffectedIDSites": "Sajte ID-sh të Prekur",
        "Anonymize": "Anonimizoje",
        "AnonymizeData": "Anonimizo të dhënat",
        "AnonymizeDataConfirm": "Jeni i sigurt se doni të anonimizohen të dhënat për sajtin(et) e përzgjedhur dhe intervalin e dhënë të kohës? Ky veprim s’mund të zhbëhet, të dhëna mund të fshihen, në u dashtë dhe ky proces do të hajë një kohë të gjatë.",
        "AnonymizeDataNow": "Anonimizo të dhëna të dikurshme për sajtin dhe kohën e përzgjedhur",
        "AnonymizeIp": "Anonimizo IP",
        "AnonymizeIpDescription": "Përzgjidhni “Po”, nëse doni që Matomo të mos ndjekë adresa IP të përcaktuara qartë.",
        "AnonymizeIpExtendedHelp": "Kur përdoruesit vizitojnë sajtin tuaj, Matomo s’do të përdorë adresën e plotë IP (të tillë si %1$s), por, në vend të kësaj, Matomo-ja së pari do ta anonimizojë (si %2$s). Anonimizimi i adresave IP është një nga domosdoshmëritë e vendosura nga ligjet mbi privatësinë në disa vende, si Gjermania, fjala vjen.",
        "AnonymizeIpHelp": "Ky veprim s’mund të zhbëhet. Në u aktivizoftë, për krejt vizitat gjatë kohëzgjatjes, IP-ja do të anonimizohet të paktën me 2 bajte, për shembull '192.168.xxx.xxx'. Nëse keni formësuar të anonimizohen 3 bajte, atëherë ky rregullim do të respektohet dhe krejt IP-të do të anonimizohen me 3 bajte.",
        "AnonymizeIpInlineHelp": "Anonimizoje bajtin(et) e fundit të adresave IP të vizitorëve, në pajtim me ligjet/udhëzimet vendore mbi privatësinë.",
        "AnonymizeIpMaskFully": "Masko plotësisht adresën IP",
        "AnonymizeIpMaskLengtDescription": "Përzgjidhni sa bajte të maskohen te IP-ja e vizitorit.",
        "AnonymizeIpMaskLength": "%1$s bajt(e) - p.sh., %2$s",
        "AnonymizeIpMaskLengthSettingRequirementNote": "Duhet vënë të paktën %1$s bajt(e), aktualisht %2$s bajt(e).",
        "AnonymizeIpMaskLengthSettingTitle": "Gjatësi Maske Adresash IP",
        "AnonymizeIpPolicySettingRequirementNote": "Duhet aktivizuar anonimizimi i adresave IP të Vizitorëve.",
        "AnonymizeIpPolicySettingTitle": "Anonimizimi i IP-ve u Aktivizua",
        "AnonymizeLocation": "Anonimizo Vendndodhje",
        "AnonymizeLocationHelp": "Ky veprim s’mund të zhbëhet. Rivlerëson vendndodhjen bazuar në IP-në e anonimizuar (do të anonimizohen të paktën 2 bajte të IP-së).",
        "AnonymizePreviousData": "Anonimizoni të dhëna të papërpunuara ndjekur më parë",
        "AnonymizePreviousDataDescription": "Nëse keni ndjekur të dhëna personale, b.f., IP të plotë të vizitorëve, mund të doni t’i anonimizoni këto të dhëna tani, në rast se nuk keni pranim nga përdoruesi për këto të dhëna, ose s’keni ë interes legjitim mbi to.",
        "AnonymizePreviousDataOnlySuperUser": "Të dhëna të papërpunuara të ndjekura më parë mund të anonimizojë vetëm një përdorues me leje Superpërdoruesi.",
        "AnonymizeProcessInfo": "Ky veprim mund të zgjasë një kohë të gjatë, ndaj edhe s’do të kryhet menjëherë. Më poshtë do të jeni në gjendje të ndiqni gjendjen aktuale të procesit. Anonimizimi normalisht duhet të fillojë brenda një ore.",
        "AnonymizeReferrer": "Anonimizo Sjellës",
        "AnonymizeReferrerExcludeAll": "Mos e regjistro URL-në e sjellësit, por pikas prapëseprapë llojin e sjellësit",
        "AnonymizeReferrerExcludeNone": "Mos e anonimizo sjellësin",
        "AnonymizeReferrerExcludePath": "Mbaj vetëm përkatësinë e një URL-je sjellësi",
        "AnonymizeReferrerExcludeQuery": "Hiq prej URL-së së sjellësit parametra kërkese",
        "AnonymizeReferrerNote": "Matomo-ja depoziton prej cilave URL (sjellës) vjen në sajtin tuaj një përdorues. Në disa raste, një URL e tillë mund të përmbajë informacion që mund të konsiderohet informacion personal. Nëse doni të pengoni ndjekjen e informacioneve të tilla, mund të kufizoni sasinë e të dhënave mbi sjellësin që do të depozitojë Matomo-ja, kur një vizitor hyn në sajtin tuaj. Sa më tepër informacion që të hiqet prej të dhënave mbi sjellësin, aq më pak të dhëna personale do të regjistrohen. Sa më tepër informacion që hiqni prej sjellësit, aq më pak e qartë do të bëhet njohja se si erdhi një vizitor në sajtin tuaj.",
        "AnonymizeRowDataFrom": "Anonimizo krejt të dhënat e papërpunuara duke filluar nga:",
        "AnonymizeRowDataTo": "Anonimizo krejt të dhënat e papërpunuara deri më:",
        "AnonymizeSites": "Anonimizo të dhënat e këtij sajti(eve)",
        "AnonymizeUserId": "Zëvendëso ID Përdoruesi me një pseudonim",
        "AnonymizeUserIdHelp": "Kur aktivizoni këtë mundësi, ID-ja e Përdoruesit do të zëvendësohet me një pseudonim, që të shmanget depozitimi dhe shfaqja e drejtpërdrejtë e hollësish që lejojnë identifikim personal, bie fjala, një adresë email. Në terma teknikë: me bazë ID-në tuaj të Përdoruesit, Matomo-ja do të përpunojë pseudonimin e ID-së së Përdoruesit duke përdorur një funksion hash <em>salted</em>.<br><br><em>Shënim: zëvendësimi me një pseudonim s’është e njëjta gjë si anonimizimi. Sipas termave të GDPR-së: pseudonimi i ID-së së Përdoruesit ende konsiderohet e dhënë personale. ID-ja origjinale e Përdoruesit ende mund të identifikohet, nëse kihen disa hollësi shtesë (te të cilat mund të hyjnë vetëm Matomo dhe përpunuesi juaj i të dhënave).</em>",
        "ApplyStyling": "Aplikoni një stil vetjak",
        "AskingForConsent": "Kërkim pranimi",
        "AwarenessDocumentation": "Ndërgjegjësim &amp; dokumentim",
        "AwarenessDocumentationDesc1": "Informojini vizitorët tuaj përmes një shënimi të qartë mbi privatësinë, kurdo që grumbulloni të dhëna personale.",
        "AwarenessDocumentationDesc2": "Informojini përdoruesit tuaj, te rregullat tuaja të privatësisë, rreth se ç’të dhëna grumbulloni dhe se si përdoren të dhënat.",
        "AwarenessDocumentationDesc3": "Bëjeni ekipin tuaj të ndërgjegjshëm se po përdorni Matomo Analytics dhe se %1$sçfarë të dhënash grumbullohen nga platforma juaj e analizave%2$s.",
        "AwarenessDocumentationDesc4": "Dokumentoni përdorimin tuaj të Matomo-s brenda %1$sregjistrit tuaj të aseteve të informacionit%2$s.",
        "AwarenessDocumentationIntro": "Informoni përdoruesit tuaj qartë dhe me transparencë dhe bëjini kolegët tuaj të ndërgjegjshëm rreth të dhënave që grumbullohen dhe se si përdoren ato:",
        "BackgroundColor": "Ngjyrë Sfondi",
        "ClickHereSettings": "Që të shkoni te rregullimet mbi %s, klikoni këtu.",
        "Compliance": "Pajtim",
        "ComplianceCNILDescription": "Kjo tabelë tregon nëse disa rregullime janë në përputhje me udhëzimet CNIL. Nuk garanton përputhje të plotë ligjore. Për të qenë në gjendje të përjashtoheni nga kushtet e përputhjes, sipas rregullave CNIL, duhen sendërtuar krejt formësimet e domosdoshme. Nëse ndonjë rregullim shfaqet si “Jo në përputhje”, kushtet për përjashtim s’janë plotësuar dhe duhet marrë pranim nga përdoruesit. Nëse ndonjë nga rregullimet shfaqet si “E panjohur”, Matomo-ja s’mund të përcaktojë dot nëse është sendërtuar a jo kjo domosdoshmëri. Në raste të tilla, këto vlera duhet verifikuar dorazi.",
        "ComplianceCNILTitle": "Kushte CNIL përjashtimi nga pranim mbledhjesh statistikash sajti",
        "ComplianceComplianceUnknown": "e panjohur",
        "ComplianceCompliant": "i përputhshëm",
        "ComplianceEnforceCheckboxHelp": "Aktivizimi i kësaj mundësie do të aplikojë automatikisht ndryshime të mbuluara formësimi brenda Matomo-s. <br><br>Kini parasysh se disa kushte lypin ndryshime te sendërtimi i Klientit jashtë mjedisit Matomo.<br>Këto elementë s’kontrollohen, apo verifikohen nëpër këtë UI.",
        "ComplianceEnforceCheckboxIntro": "Detyro pajtim, kur është e mundshme",
        "ComplianceEnforceCheckboxTitle": "Detyro aplikim rregullimesh që ndihmojnë të mbulohen udhëzime CNIL rreth përjashtimesh nga pranimi, kur është e mundshme",
        "ComplianceNonCompliant": "jo i përputhshëm",
        "ComplianceSelectSite": "Përzgjidhni më poshtë një sajt që të tregohet nëse sajti i dhënë është në pajtim me ligjin e treguar të privatësisë",
        "ComplianceTableSettingName": "Emër Rregullimi",
        "ComplianceTableSettingNotes": "Shënime",
        "ComplianceTableSettingStatus": "Gjendje",
        "ConfirmConfigRandomisationEnabled": "Jeni i sigurt se doni të aktivizohet dhënie kuturu e config_ID-së?",
        "ConfirmConfigRandomisationEnabledPerSite": "Jeni i sigurt se doni të ruhen rregullimet e sajtit dhe të aktivizohet dhënie kuturu e config_ID-së?",
        "ConfirmConfigRandomisationExplanation": "Dhënia kuturu e config_ID-së për çdo kërkesë çaktivizon mekanizma që bazohen në të dhëna nga “user-agent”, “cookies”, apo identifikues të tjerë për të cilët duhet dhënë pranim shprehimisht, duke lejuar ndjekje të anonimizuar teksa respektohet privatësia e përdoruesit. Çdo veprim do të ndiqet si vizitë e re.",
        "ConsentManagementPlatforms": "Platforma Administrimi Pranimesh",
        "ConsentManagementPlatformsIntro": "Matomo-ja mbulon integrim me Platforma të njohura Administrimi Pranimesh (CMP-ra):",
        "ConsentManagementPlatformsOutro": "Nëse s’përdorni një nga platformat më sipër për administrim pranimesh, mund të sendërtoni %1$sndjekje me pranim duke përdorur API-n JavaScript të Matomo-s%2$s.",
        "ConsentManager": "Përgjegjës Pranimi",
        "ConsentManagerConnected": "%1$s duket të jetë formësuar tashmë për të funksionuar me Matomo-n.",
        "ConsentManagerDetected": "Në sajtin tuaj u pikas përgjegjës %1$s pranimi. Për të mësuar rreth formësimit të Matomo-s që të funksionojë me %1$s, ju lutemi, lexoni %2$skëtë udhërrëfyes%3$s",
        "ConsentNotRequiredCondition1": "Mos kërko pranim për ndonjë nga statistikat;",
        "ConsentNotRequiredCondition2": "Mos kërko pranim për statistika të cilat s’përpunojnë të dhëna personale;",
        "ConsentNotRequiredCondition3": "Lejo përjashtim nga pranin për statistika palësh të para, të agreguara, me mundësi zgjedhjeje lënie jashtë;",
        "ConsentNotRequiredCondition4": "Mos e apliko për disa metoda ndjekjeje të tila si Matomo Log Analytics ose Matomo SDK.",
        "ConsentNotRequiredIntro": "Mund të jeni në gjendje ta përdorni Matomo-n pa banderolë pranimesh, nëse ligjet në fuqi:",
        "ConsentRequirements": "Të Kuptuarit e Domosdoshmërive të Pranimit",
        "ConsentRequirementsIntro": "Disa ligje privatësie lypin që të merrni pranim nga vizitorët apo përdoruesit tuaj, para se të ndiqni veprimtarinë e tyre në sajtin apo aplikacionin tuaj. Në varësi të ligjeve në fuqi, pranimi mund të jetë i domosdoshëm për një, ose të dyja arsyet vijuese:",
        "ConsentRequirementsReasonPersonalData": "Përpunim të dhënash personale (GDPR dhe ligje të ngjashme).",
        "ConsentRequirementsReasonStorage": "Hyrje ose depozitim të dhënash në një pajisje të vizitorit (ligje ePrivatësie).",
        "CurrentDBSize": "Madhësia e tanishme e bazës së të dhënave",
        "CurrentOutput": "Përfundimi i Tanishëm: %1$s",
        "DBPurged": "DB-ja u pastrua.",
        "DataProcessingAgreement": "Marrëveshje Përpunimi të Dhënash",
        "DataProcessingAgreementIntro1Linked": "%1$sMarrëveshja për Përpunim të Dhënash në Re Matomo (DPA)%2$s është e rëndësishme për biznese të vendosura në territorin e një shteti anëtar të Zonës Evropiane Ekonomike, Britaninë e Madhe apo Zvicër, ose nëse ndryshe jeni subjekt i fushëveprimit territorial të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR).",
        "DataProcessingAgreementIntro2": "Marrëveshja mbi Përpunim të Dhënash Në Re nga Matomo (DPA) përfshihet brenda Termave dhe Kushteve të Resë Matomo dhe aplikohet automatikisht mbi Re Matomo. Ne nuk veprojmë si përpunues për instanca të vetëstrehuara Matomo On-Premise dhe për këtë arsye DPA s’ka vend.",
        "DataRetention": "Mbajtje të dhënash",
        "DataRetentionInMatomo": "Mbajtje të dhënash për të dhëna të depozituara në Matomo:",
        "DataRetentionOverall": "Niveli i përgjithshëm i mbajtjes së të dhënave për rregullat tuaja të privatësisë është niveli i mbajtjes së të dhënave të papërpunuara. Ju lutemi, mbani parasysh se edhe raportet e përmbledhur mund të përmbajnë të dhëna personale. Nëse përdorni veçori të tilla si ID Përdoruesi, Ndryshore Vetjake, Përmasa Vetjake, ose ndiqni të dhëna personale në mënyra të tjera, të tilla si akte, URL-ra faqesh apo tituj faqesh, etj, atëherë niveli i përgjithshëm i mbajtjes së të dhënave për rregullat tuaja të privatësisë është më e lartë se i të dyjave.",
        "DeleteAggregateReportsDetailedInfo": "Kur e aktivizoni këtë rregullim, do të fshihen krejt raportet e krijuar. Raportet e krijuar prodhohen nga të dhëna të papërpunuara prej shumë vizitash individuale. Për shembull, raporti “Vend” radhit numra përmbledhës për të parë se sa vizita keni pasur prej secilit vend.",
        "DeleteBothConfirm": "Ju ndan një hap nga aktivizimi i fshirjes si për të dhënat e papërpunuara, ashtu edhe për të dhëna raportesh. Kjo do t’ju heqë përgjithmonë aftësinë të shihni të dhëna analitike të vjetra. Jeni i sigurt se doni të bëhet kjo?",
        "DeleteDataDescription": "Mund ta formësoni Matomo-n të fshijë rregullisht të dhëna të vjetra të papërpunuara dhe/ose raporte të krijuar, për ta mbajtur bazën tuaj të të dhënave të vogël, ose për të qenë në përputhje me rregulla privatësie të tilla si GDPR-ja.",
        "DeleteDataInterval": "Fshiji të dhënat e vjetra çdo",
        "DeleteDataSettings": "Fshi regjistra dhe raporte të vjetër përdoruesish",
        "DeleteLogDescription2": "Kur aktivizoni fshirjen e vetvetishme të regjistrimeve, duhet të siguroheni që janë përpunuar krejt raportet e ditës së mëparshme, që të mos humbni të dhëna.",
        "DeleteLogsConfirm": "Ju ndan një hap nga fshirja e të dhënave të papërpunuara. Nëse hiqen të dhënat e vjetra të papërpunuara, dhe raportet s’janë krijuar ende, s’do të jeni në gjendje të shihni të dhëna analitike të dikurshme historike. Jeni i sigurt se doni të bëhet kjo?",
        "DeleteLogsOlderThan": "Fshi regjistrime më të vjetër se",
        "DeleteMaxRows": "Numër maksimum rreshtash për t’u fshirë njëherazi:",
        "DeleteMaxRowsNoLimit": "pa kufi",
        "DeleteOldAggregatedReports": "Fshi raporte të vjetër të krijuar",
        "DeleteOldRawData": "Fshi rregullisht të dhëna të vjetra të papërpunuara",
        "DeleteOldVisitorLogs": "Fshi regjistra të vjetër vizitorësh",
        "DeleteRawDataInfo": "Të dhënat e papërpunuara përfshijnë krejt hollësitë mbi secilën vizitë individuale dhe mbi çdo veprim që bënë vizitorët tuaj. Kur fshini të dhëna të papërpunuara, informacioni i fshirë s’do të mund të gjendet apo përdoret më te regjistri mbi atë vizitor. Gjithashtu, nëse vendosni më vonë të krijoni një segment, s’do të prodhohen dot raporte segmentesh për atë interval kohor që është fshirë, ngaqë krejt raportet e krijuar prodhohen nga këto të dhëna të papërpunuara.",
        "DeleteReportsConfirm": "Ju ndan një hap nga aktivizimi i fshirjes së të dhënave të raporteve. Nëse hiqen raportet e vjetër, do t’ju duhet t’i ripërpunoni ata, pa të mund t’i shihni. Jeni i sigurt se doni të bëhet kjo?",
        "DeleteReportsInfo2": "Nëse fshini raporte të vjetër, ata mund të rikrijohen përmes të dhënave të PAPËRPUNUARA, kur ta kërkoni këtë.",
        "DeleteReportsInfo3": "Nëse keni aktivizuar edhe “%s”, atëherë të dhënat e raporteve që po fshini, do të humbin përgjithnjë.",
        "DeleteReportsOlderThan": "Fshi raporte më të vjetër se",
        "DeleteSchedulingSettings": "Planifikoni fshirje të dhënash të vjetra",
        "DeleteSelectedVisits": "Fshi vizitat e përzgjedhura",
        "DeleteVisitsConfirm": "Jeni i sigurt se doni të fshihen vizitat e përzgjedhura? Veprimi s’mund të zhbëhet.",
        "DeletionFromMatomoOnly": "Ju lutemi, mbani parasysh gjithashtu se çfarëdo të dhënash do të fshihen vetëm prej bazës së të dhënave të Matomo-s, jo prej regjistrave të shërbyesit tuaj. Mbani parasysh edhe se nëse riimportoni çfarëdo të dhënash historike, për shembull, prej regjistrash, çfarëdo të dhënash të fshira më parë mund të riimportohen.",
        "DetermineConsentNeedAction1": "Identifikoni cilat ligje privatësie kanë vend për grumbullimin dhe ndjekjen e të dhënave të sajtit tuaj.",
        "DetermineConsentNeedAction2": "Vendosni si të formësoni Matomo-n bazuar në faktin se përpunoni apo jo të dhëna personale dhe/ose përdorni ose depozitoni informacion në pajisje përdoruesish.",
        "DetermineConsentNeedIntro": "Që të përcaktoni nëse duhet apo jo të kërkoni pranim, duhet:",
        "DoNotTrack_Deprecated": "Mbulimi për krye Mos më Gjurmoni është nxjerrë nga përdorimi. Ngaqë më tepër shfletues ose kanë filluar të dërgojnë automatikisht këtë krye pa u dhënë mundësinë përdoruesve ta ndryshojnë, ose e kanë ndërprerë plotësisht mbulimin për të, nuk rekomandojmë më aktivizimin e kësaj mundësie. Kjo veçori mundet të hiqet plotësisht në një nga hedhjet e tjera të rëndësishme në qarkullim.",
        "DoNotTrack_Description": "Mos Më Gjurmo është një propozim teknik dhe rregulli që u lejon përdoruesve të zgjedhin lënien jashtë ndjekjes nga sajtet që vizitojnë, përfshi shërbime analizash, rrjete reklamash, dhe platforma shoqërore.",
        "DoNotTrack_Disable": "Çaktivizoni mbulimin e Mos Më Gjurmo-së",
        "DoNotTrack_Disabled": "Matomo i ndjek krejt vizitorët, edhe kur ata kanë zgjedhur “Nuk dua të gjurmohem” në shfletuesin e tyre.",
        "DoNotTrack_DisabledMoreInfo": "Këshillojmë të aktivizoni mbulim për MosMëGjurmo-në, për të respektuar privatësinë e vizitorëve tuaj",
        "DoNotTrack_Enable": "Aktivizoni mbulimin e Mos Më Gjurmo-së",
        "DoNotTrack_Enabled": "Po e respektoni Privatësinë e përdoruesve tuaj. Bravo!",
        "DoNotTrack_EnabledMoreInfo": "Kur përdoruesit kanë zgjedhur në shfletuesin e tyre “Nuk dua të gjurmohem” (DoNotTrack është i aktivizuar), atëherë Matomo s’do t’i ndjekë këto vizita.",
        "DoNotTrack_SupportDNTPreference": "Përkrahni parapëlqimin “Mos Më Gjurmo”",
        "EPrivacyAnonymousTrackingConsent": "Si rrjedhojë, qoftë edhe ndjekja anonime mund të dojë pranim, në disa juridiksione.",
        "EPrivacyCheckLocalRules": "Për të garantuar përputhje me ligje dhe rregullore, kontrolloni përherë rregulla e-privatësie në vendet ku veproni.",
        "EPrivacyConsentRequired": "Vizitorët duhet të ofrojnë pranim, para se të depozitohet apo përdoret çfarëdo informacioni në pajisjet e tyre (p.sh., depozitim cookie-sh, përdorim depozite vendore, përgjegjësish etiketash, përdorim pikselash ndjekjeje, ndjekje URL-sh, pikasje shfletimi, pikasje zgjerimesh, përdorim JavaScript-i për të depozituar “cookies”, hyrje në informacion pajisjeje, ngarkim programthesh, ndërthurje tastesh apo lëvizje miu, etj.).",
        "EPrivacyDirectiveArticle53Intro": "Neni 5(3) i Direktivës për e-Privatësi është veçanërisht i rëndësishëm për të zotë sajte, ngaqë pohon se:",
        "EPrivacyExampleAuthenticationSecurity": "Gjurmues të përdorur për mirëfilltësim apo siguri",
        "EPrivacyExampleCartBilling": "Depozitim lënde shportash ose faturim përdoruesish për blerje",
        "EPrivacyExampleConsentStatus": "Depozitim gjendjeje pranimi",
        "EPrivacyExamplePersonalisation": "Përdorim personalizimi ndërfaqeje përdoruesi, kur një personalizim i tillë është një element i pandashëm dhe i pritshëm i shërbimit",
        "EPrivacyExceptionsExist": "Përjashtime ekzistojnë kur depozitimi ose përdorimi është:",
        "EPrivacyFurtherInfoDirectiveAndAnalytics": "Direktiva për e-Privatësi, Sendërtime Kombëtare dhe Statistika Sajtesh",
        "EPrivacyFurtherInfoFrenchVisitors": "Si ta formësoj Matomo-n pa pranim ndjekjeje për vizitorë francezë (përjashtim CNIL)?",
        "EPrivacyFurtherInfoTdddgCompliance": "Formësohen Statistika Matomo për pajtueshmëri me TDDDG (TTDSG)?",
        "EPrivacyFurtherInfoWithoutConsent": "A mund të përdor Statistika Matomo pa kërkuar për pranim apo pa banderolë cookie-sh?",
        "EPrivacyFurtherInformationTitle": "Informacione të Mëtejshme rreth Pajtueshmërie për e-Privatësi",
        "EPrivacyIntro": "Ndryshe nga GDPR dhe ligje të ngjashme privatësie, që përqendrohen te mbrojtja e të dhënave personale, Direktiva për e-Privatësi rregullon hyrje te dhe depozitim të dhënash në pajisje përdoruesish – pavarësisht nëse të dhënat përfshijnë apo jo të dhëna personale.",
        "EPrivacyLaws": "Ligje e-Privatësie",
        "EPrivacyNationalImplementationAnalyticsExempt": "Disa vende njohin disa statistika sajtesh si të përjashtueshme nga pranime, me kusht që të plotësojnë disa kushte specifike (për shembull, Franca, Spanja, Italia, Holanda).",
        "EPrivacyNationalImplementationPriorConsent": "Të tjera lypin pranim paraprak për krejt teknologjitë e gjurmimit që hyjnë ose depozitojnë të dhëna në pajisje të vizitorëve, qoftë edhe për statistika të anonimizuara palësh të para.",
        "EPrivacyNationalImplementationsTitle": "Sendërtime të Ndryshme Kombëtare nëpër BE",
        "EPrivacyStrictlyNecessaryExamplesTitle": "Rreptësisht e nevojshme për të ofruar një shërbim internetor të kërkuar shprehimisht nga përdoruesi, për shembull",
        "EPrivacyTransmissionException": "E domosdoshme vetëm për transmetim të një komunikimi.",
        "EstimatedDBSizeAfterPurge": "Madhësi e pritshme për bazën e të dhënave pas pastrimit",
        "EstimatedSpaceSaved": "Hapësirë që pritet të kursehet",
        "ExportSelectedVisits": "Eksporto vizitat e përzgjedhura",
        "ExportingNote": "Në rast se eksportoni të dhëna për të ushtruar të drejtën e përdorimit, ju lutemi, sigurohuni se vizitat e përzgjedhura janë kryer faktikisht nga subjekti i të dhënave për të cilin doni të eksportoni të dhëna.",
        "FindDataSubjectsBy": "Gjeni subjekt të dhënash sipas",
        "FindMatchingDataSubjects": "Gjeni subjekte të dhënash me përputhje",
        "FontColor": "Ngjyrë Shkronjash",
        "FontFamily": "Familje Shkronjash",
        "FontSize": "Madhësi Shkronjash",
        "ForceCookielessTracking": "Detyro ndjekje pa “cookies”",
        "ForceCookielessTrackingDescription": "Aktivizimi i kësaj mundësie do të përditësojë automatikisht %1$s, pra përmban ca kod shtesë për të siguruar që krejt gjurmuesit s’do të përdorin “cookies”. Përveç kësaj, Matomo-ja do të shpërfillë krejt cookie-t e ndjekjes më anë të shërbyesit.",
        "ForceCookielessTrackingDescription2": "Cookie-t do të çaktivizohen edhe kur përdoren metoda pranimi në gjurmuesin Matomo dhe thirrja, për shembull, e metodave për pranim cookie-sh s’do të aktivizojë cookie-t.",
        "ForceCookielessTrackingDescriptionNotWritable": "Kartela e gjurmuesit JS “%1$s” s’është e shkrueshme, çka është e domosdoshme për funksionimin e plotë të kësaj veçorie. Kur kartela e gjurmuesit JS s’është e shkrueshme, atëherë cookie-t do të shpërfillen vetëm më anë të shërbyesit, por prapë mundet që të depozitohen te shfletuesi. Për ta zgjidhur këtë problem, ju ose një përgjegjës sistemi lypset të ndryshoni lejet e kartelës, që kështu shërbyesi të mundet ta ndryshojë këtë kartelë.",
        "GDPR": "GDPR",
        "GdprChecklistDesc1": "Nëse përmes Matomo-s përpunoni të dhëna personale shtetasish të BE-së, edhe nëse shoqëria juaj gjendet jashtë Evropës, lypset të plotësoni detyrime sipas GDPR-së dhe ky udhërrëfyes do t’ju vijë në ndihmë.",
        "GdprChecklistDesc2": "Më poshtë keni mjetet tona që ju lejojnë të ushtroni kollaj të drejtat e përdoruesve tuaj dhe listën e veprimeve për t’u kryer për ta bërë përdorimin tuaj të Matomo-s në pajtim me GDPR-në dhe të mbroni të dhënat tuaja. Për të mësuar edhe më tepër, vizitoni %1$sudhërrëfyesin tonë të Përdoruesit për GDPR-në%2$s.",
        "GdprChecklists": "Lista hapash për GDPR-në",
        "GdprManager": "Përgjegjës GDPR",
        "GdprOverview": "Përmbledhje e GDPR-së",
        "GdprOverviewApplicabilityCondition1": "Ka një prani në BE (domethënë, çfarëdo pranie të qëndrueshme, bie fjala një zyrë apo një përfaqësues ligjor, ku ndodh përpunimi i të dhënave, ose ku merren vendime mbi të dhënat).",
        "GdprOverviewApplicabilityCondition2": "S’ka prani në BE, por prek individë në BE përmes:",
        "GdprOverviewApplicabilityCondition2Detail1": "Dhënie të mirash ose shërbimesh (qoftë edhe falas) posaçërisht për banorë të BE-së; ose",
        "GdprOverviewApplicabilityCondition2Detail2": "Ndjekje ose vëzhgim të sjelljes së njerëzve ndërkohë që këta gjenden në BE.",
        "GdprOverviewApplicabilityIntro": "Nëse instanca juaj Matomo përpunon të dhëna personale, GDPR ka vend për entin tuaj, nëse:",
        "GdprOverviewIntro1": "Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) është një rregullore e cila forcon dhe njëson mbrojtje të dhënash për krejt individët brenda Bashkimit Evropian (BE).",
        "GdprOverviewIntro2": "Nëse ndërmerrni hapa për të garantuar se në Matomo s’mblidhen të dhëna personale, atëherë s’keni pse shqetësoheni rreth GDPR-së në Matomo (nëse s’ndiqni adresa IP, as ID-ra përdoruesish, as të dhëna gjeolokalizimi, etj.), pro ligje për ePrivatësi do të jenë prapë të zbatueshëm.",
        "GdprOverviewIntro3": "GDPR i përkufizon trashë të dhënat personale, duke mbuluar çfarëdo informacioni që mund të identifikojë drejtpërdrejt apo thërthorazi një person.",
        "GdprOverviewIntro4": "GDPR nuk aplikohet mbi të dhëna personale të anonimizuara, por pragu i anonimizimit është i lartë.",
        "GdprOverviewKeyPoint1": "GDPR nuk aplikohet thjesht te biznese në BE - në disa raste mund të prekë edhe shoqëri jashtë BE-së.",
        "GdprOverviewMatomoPersonalData": "Nëse përdorni Matomo, mund të jeni duke përpunuar të dhëna të ndryshme personale, varet nga formësimi juaj.",
        "GdprTools": "Mjete GDPR",
        "GdprToolsOverviewHint": "Në rast se nuk e dini se ç’është GDPR-ja, ju lutemi, referojuni %1$spërmbledhjes mbi GDPR-në%2$s.",
        "GdprToolsPageIntro1": "Kjo faqe është hartuar që të ushtroni të drejtat tuaja si subjekt të dhënash.",
        "GdprToolsPageIntro2": "Mund të ushtroni:",
        "GdprToolsPageIntroAccessRight": "Të drejtën e hyrjes në krejt të dhënat (dhe e bartjes së të dhënave).",
        "GdprToolsPageIntroEraseRight": "Të drejtën për të fshirë disa ose krejt të dhënat (dhe të drejtën për të saktësuar).",
        "GeolocationAnonymizeIpNote": "Shënim: Gjeolokalizimi do të ketë përafërsisht të njëjtat përfundime me 1 bajt të anonimizuar. Me 2 ose më shumë bajte, Gjeolokalizimi do të jetë i pasaktë.",
        "GetPurgeEstimate": "Merrni parashikim pastrimi",
        "HandlingPreviouslyCollectedData": "Trajtim të Dhënash ët Grumbulluara Më Herët",
        "HandlingPreviouslyCollectedDataDetails": "Anonimizim duhet të jetë i pakthyeshëm, që do të thotë se të dhënat s’mund të lidhen më me një individ. Nëse anonimizimi s’është i mundshëm, mund të jetë e domosdoshme fshirja. Brenda mjedisit Matomo anonimizimi mund të administrohet përmes Përgjegjësit të Privatësisë në Matomo.",
        "HandlingPreviouslyCollectedDataIntro": "Nëse sipas ligjeve në fuqi pranimi është i domosdoshëm dhe s’mund të provoni se keni marrë më parë pranim të vlefshëm, mund t’ju duhet të fshini ose anonimizoni të dhëna të papërpunuara përdoruesish të ndjekur më herët.",
        "HowToObtainValidConsent": "Si të merret pranim i vlefshëm?",
        "IPAddress": "Adresë IP",
        "ImprintUrl": "URL për Imprint-in",
        "ImprintUrlDescription": "Një lidhje për te faqja juaj Imprint.",
        "InProgress": "Në kryerje e sipër",
        "IndividualsRights": "Të drejta individuale",
        "IndividualsRightsAccess": "E drejta e përdorimit: %1$skërkoni për një subjekt të dhënash%2$s dhe eksportoni krejt të dhënat e tij.",
        "IndividualsRightsChildren": "Nëse ofroni shërbime internetore për fëmijë dhe bazoheni në pranim nga dikush të grumbullimit të informacioneve rreth tij, atëherë mund t’ju duhet pranimi i një prindi ose tutori, që të mund të përpunoni të dhëna personale të fëmijëve në përputhje me ligjin.",
        "IndividualsRightsErasure": "E drejta për fshirje: %1$skërkoni për një subjekt të dhënash%2$s dhe fshini një pjesë ose krejt të dhënat për të.",
        "IndividualsRightsInform": "E drejta për t’u informuar: informoni përdoruesit tuaj me një shënim të qartë mbi privatësinë.",
        "IndividualsRightsIntro": "Ushtroni të drejtat e përdoruesve tuaj me procedurat tona dashamirëse ndaj GDPR-së:",
        "IndividualsRightsObject": "E drejta e objeksionit: %1$slejojuni përdoruesve tuaj të zgjedhin lehtësisht lënien jashtë%2$s te faqja e rregullave tuaja të privatësisë.",
        "IndividualsRightsPortability": "E drejta e bartjes së të dhënave: %1$skërkoni për një subjekt të dhënash%2$s dhe eksportoni krejt të dhënat e tij.",
        "IndividualsRightsRectification": "E drejta e saktësimit: mundeni të %1$skërkoni për një subjekt të dhënash%2$s dhe të fshini disa ose krejt të dhënat e tij.",
        "InfoCountsRoundedForPrivacy": "Numrat rrumbullakosen te 10 më e afërt, për privatësi.",
        "InfoSomeReferrerInfoMayBeAnonymized": "Disa të dhëna mbi sjellësin të mungojnë, ngaqë anonimizimi i sjellësve është i aktivizuar si vijon: %s",
        "JobFinishDate": "Datë Përfundimi Akti: %1$s",
        "JobStartDate": "Datë Fillimi Akti: %1$s",
        "KeepBasicMetrics": "Mbaj vlerat bazë (vizita, parje faqesh, mesatare kthimesh, shndërrime objektivash, shndërrime e-tregti, etj.)",
        "KeepBasicMetricsReportsDetailedInfo": "Kur e aktivizoni këtë rregullim, disa tregues numerikë, kyç mbi funksionimin e sajtit, nuk do të fshihen.",
        "KeepDataFor": "Mbaj krejt të dhënat për",
        "KeepReportSegments": "Për të dhëna të mbajtura më sipër, mbaj edhe raporte të segmentuar",
        "LastAction": "Veprimi i fundit",
        "LastDelete": "Fshirja e fundit u krye më",
        "LeastDaysInput": "Ju lutemi, jepni një numër ditësh më të madh se %s.",
        "LeastMonthsInput": "Ju lutemi, tregoni një numër muajsh më të madh se %s.",
        "LinkVisitActionColumns": "Lidh Shtylla Veprimesh Vizitash",
        "ManagePrivacySettings": "Administroni rregullime privatësie",
        "MatchingDataSubjects": "Subjekte të dhënash me përputhje",
        "MenuPrivacySettings": "Privatësi",
        "NextDelete": "Fshirja pasuese është planifikuar më",
        "NoDataSubjectsFound": "S’u gjetën subjekte të dhënash",
        "OptOutAppearance": "Përshtatni dukjen e dialogut për zgjedhje lënieje jashtë",
        "OptOutCodeTypeExplanation": "Lënia jashtë mundet të ujdiset ose përmes kodit të gjurmuesit Matomo, që do të thotë më pak kod për shtim te faqet e sajtit tuaj dhe, ka mundësi, më pak nevojë përditësimi në të ardhmen, ose duke përdorur kod më vete që ka më shumë mundësi të funksionojë për vizitorë me bllokues programthesh, por që do të duhet të përditësohet në çdo faqe, nëse ndryshoni cilindo prej rregullimeve.",
        "OptOutCustomize": "Përshtatni skedën e zgjedhjes së lënies jashtë",
        "OptOutExplanationCookieDeletion": "Te ndarja për zgjedhje lënieje jashtë e faqes tuaj web, bie fjala, Rregulla Privatësie, informoni vizitorët se disa shfletues fshijnë automatikisht “cookies” zgjedhjeje lënieje jashtë, nëse sajti nuk vizitohet rregullisht. Koha e fshirjes varet nga shfletuesi (p.sh., Safari pas 7 ditësh, Firefox-i pas 45 ditësh, Chrome-i pas 400 ditësh). Këta kufij kohorë mund të ndryshojnë përgjatë kohës.",
        "OptOutExplanationCookieDeletionCheck": "Vizitorë që nuk vizitojnë rregullisht sajtin tuaj, por që dëshirojnë që për ta të mbetet zgjedhja për lënie jashtë nga statistikat, duhet t’i vënë shenjë rregullimit për zgjedhje për lënie jashtë kurdo që kthehen, për të garantuar që gjendja e tyre për lënien jashtë njihet ende nga shfletuesi i tyre.",
        "OptOutExplanationIntro": "Ky kod do të krijojë një ndarje ku vizitorët tuaj mund të zgjedhin lënien jashtë nga ndjekja prej Matomo-s përmes dërgimit të një “cookie” zgjedhjeje lënieje jashtë te shfletuesi i tyre. Që të shihni lëndën që do të shfaqet, shihni më poshtë (ose %1$sklikoni këtu%2$s).",
        "OptOutHtmlCode": "Kod HTML për t’u trupëzuar në sajtin tuaj",
        "OptOutPreview": "Bëni një paraparje të Zgjedhjes Për Lënie jashtë, ashtu si do të dukej në sajtin tuaj",
        "OptOutRememberToTest": "Mos harroni të testoni ujdisjen tuaj për lënie jashtë!",
        "OptOutRememberToTestBody": "Për t’u siguruar se ujdisja juaj për lënie jashtë funksionon si duhet me sajtin tuaj, rekomandohet të kryhet testi vijues i shpejtë, pas shtimit të kodit për lënie jashtë.",
        "OptOutRememberToTestStep1": "Kaloni te faqja kryesore e sajtit tuaj.",
        "OptOutRememberToTestStep2": "Pasi të jetë ngarkuar faqja, duhet të shihni kuadratin për lënie jashtë.",
        "OptOutRememberToTestStep3": "Heqja e shenjës nga kutiza, për lënie jashtë, duhet të shfaqë mesazhin se jeni lënë jashtë.",
        "OptOutRememberToTestStep4": "Vënia shenjë kutizës, për pjesëmarrje, duhet të shfaqë mesazhin se zgjodhët pjesëmarrjen.",
        "OptOutUseStandalone": "Për ujdisje të lënies jashtë përdor kod më vete",
        "OptOutUseTracker": "Për ujdisje të lënies jashtë përdor kod gjurmuesi Matomo",
        "Output": "Përfundim: %1$s",
        "PleaseEnableVisitorLogsProfiles": "Nëse keni nevojë të shihni të dhëna për këtë sajt, ju lutemi, aktivizoni regjistra Vizitorësh, ose Profil Vizitori, që nga %1$srregullimet për sajtin%2$s.",
        "PleaseEnableVisitorLogsProfilesSites": "Nëse keni nevojë të shihni të dhëna për këta sajte, ju lutemi, aktivizoni regjistra Vizitorësh, ose Profil Vizitori, që nga %1$srregullimet për sajtin%2$s.",
        "PluginDescription": "Shtoni Privatësinë për përdoruesit tuaj dhe bëjeni instalimin tuaj të Matomo-s të përputhshëm me ligjshmërinë vendore mbi privatësinë.",
        "PolicyControlledSetting": "Këtë rregullim e anashkalon një rregull përputhjeje me rregulla privatësi, ndaj ndryshimi i tij s’ka efekt tani për tani.",
        "PreviousRawDataAnonymizations": "Anonimizime të dhënash të mëparshme të papërpunuara",
        "PrivacyPolicy": "Rregulla Privatësie",
        "PrivacyPolicyUrl": "URL Rregullash Privatësie",
        "PrivacyPolicyUrlDescription": "Një lidhje për te faqja juaj e Rregullave të Privatësisë.",
        "PrivacyPolicyUrlDescriptionSuffix": "Nëse e caktoni këtë, do të shfaqet në fund të faqes së hyrjeve dhe te faqe te të cilat mund të hyjë përdoruesi '%1$s'.",
        "PseudonymizeUserId": "Zëvendëso ID Përdoruesi me një pseudonim",
        "PseudonymizeUserIdNote": "Kur aktivizoni këtë mundësi, ID-ja e Përdoruesit do të zëvendësohet me një pseudonim, për të shmangur depozitim dhe shfaqje të drejtpërdrejtë në ekran të dhënash personale të identifikueshme, f.v. një adresë email. Me terma teknike: kur i jepet ID-ja juaj e Përdoruesit, Matomo do të përgatisë pseudonimin e ID-së së Përdoruesit duke përdorur një funksion “salted hash”.",
        "PseudonymizeUserIdNote2": "Shënim: zëvendësimi me një pseudonim s’është e njëjta gjë me anonimizimin. Me termat e GDPR-së: Pseudonimi i ID-së së Përdoruesit merret si e dhënë personale. ID-ja origjinale e Përdoruesit prapë mund të identifikohet, nëse kihen disa hollësi shtesë (te të cilat mund të hyjë vetëm Matomo dhe përpunuesi i të dhënave tuaja).",
        "PurgeNow": "Pastroje DB-në Tani",
        "PurgeNowConfirm": "Ju ndan një hap nga fshirja përgjithmonë e të dhënave nga baza juaj e të dhënave. Jeni i sigurt se doni të vazhdohet?",
        "PurgingData": "Po spastrohen të dhënat…",
        "RandomizeConfigIdNote": "Duke përdorur config_ID kuturu për çdo kërkesë, kjo veçori garanton që ndjekja e vizitorëve është në pajtim me interpretimet më të rrepta të privatësisë. Ky rregullim çaktivizon mekanizma që bazohen në të dhëna agjentësh përdoruesi, “cookies”, ose të tjerë identifikues që lypin pranim shprehimisht, duke lejuar për ndjekje të anonimizuar teksa respektohet privatësia e përdoruesive.",
        "RandomizeConfigIdNoteWarning": "%1$sJu lutemi, kini parasysh se: %2$sMe këtë rregullim të aktivizuar, çdo veprim do të ndiqet si një vizitë e re.",
        "RawDataNeverRemoved": "të dhënat e papërpunuara të vizitave dhe veprimeve s’fshihen <strong>kurrë</strong>.",
        "RawDataRemovedAfter": "krejt të dhënat e papërpunuara mbi vizita dhe veprime fshihen pas %1$s.",
        "ReferrerAnonymizationSettingRequirementNote": "Mund të grumbullohet vetëm streha e referuesit, ose lloji i referuesit.",
        "ReferrerAnonymizationSettingTitle": "Anonimizim Referuesish",
        "ReportsDataSavedEstimate": "Madhësi baze të dhënash",
        "ReportsNeverRemoved": "raportet e përbërë s’fshihen <strong>kurrë</strong>.",
        "ReportsRemovedAfter": "krejt raportet përmbledhës fshihen pas %1$s.",
        "Requester": "Kërkues",
        "ResultIncludesAllVisits": "Përfundimet e gjetura përfshijnë krejt vizitat pa ndonjë kufizim kohe dhe përfshijnë ditën e sotme.",
        "ResultTruncated": "U gjetën më shumë se %1$s përfundime dhe përfundimi u shkurtua deri te %1$s vizitat e para.",
        "RetentionPeriodPolicySettingRequirementNote": "Si periudhë mbajtjeje është vendosur %1$s ditë.",
        "RetentionPeriodPolicySettingTitle": "Periudhë mbajtjeje të dhënash",
        "SaveSettingsBeforePurge": "Keni ndryshuar rregullimet për fshirje të dhënash. Ju lutemi, ruajini ato përpara se të nisni një spastrim.",
        "Scheduled": "Vënë në plan",
        "ScheduledDate": "Datë e planifikuar: %1$s",
        "SearchForDataSubject": "Kërkoni për një subjekt të dhënash.",
        "SecurityProcedures": "Procedura sigurie",
        "SecurityProceduresDesc1": "Aplikoni %1$srekomandimet tona mbi sigurinë%2$s që t’i mbani të siguruara të dhënat tuaja në Matomo.",
        "SecurityProceduresDesc2": "Shihni të keni një kontratë të shkruar me shoqërinë që ju furnizon shërbyesin ose strehimin e Matomo-s, çka garanton të %1$sjenë dhënë mbrojtjet e duhura%2$s.",
        "SecurityProceduresDesc3": "Përfshini Matomo-n te %1$sprocedura juaj e cenimit të të dhënave%2$s.",
        "SecurityProceduresDesc4": "Përfshijeni Matomo-n te %1$speshimi juaj i ndikimit mbi privatësinë e të dhënave (DPIA)%2$s, nëse duhet.",
        "SecurityProceduresIntro": "Informoni përdoruesit tuaj qartë dhe me transparencë dhe bëjini kolegët tuaj të ndërgjegjshëm rreth të dhënave që grumbullohen dhe se si përdoren ato:",
        "SeeAlsoOurOfficialGuidePrivacy": "Shihni edhe udhërrëfyesin tonë zyrtar: %1$sPrivatësi Analizash Web%2$s",
        "SegmentedDataRoundingSettingRequirementNote": "Të dhëna të segmentuara për matje të bazuara në numra (fjala vjen, vizita, ose parje faqesh) duhen rrumbullakosur deri në 10 më të afërt. Shënim: Kjo rrumbullakosje aplikohet mbi raporte, eksportime dhe përgjigje nga API.",
        "SegmentedDataRoundingSettingTitle": "U aktivizua rrumbullakosje të dhënash të segmentuara",
        "SelectWebsite": "Përzgjidhni një sajt",
        "ShowInEmbeddedWidgets": "Shfaqe në widget-e të trupëzuar",
        "ShowInEmbeddedWidgetsDescription": "Nëse i vihet shenjë, në fund të widget-eve të trupëzuar do të shfaqet një lidhje për te Rregullat tuaja të Privatësisë dhe Termat &amp; Kushtet tuaja.",
        "ShowIntro": "Shfaq tekst hyrës",
        "SiteAnonymizationConfig": "Formësim anonimizimi për këtë sajt",
        "SiteDataNotAvailable": "Të dhëna jo të passhme",
        "SiteDataNotAvailableCertainSites": "Të dhëna të kufizuara për disa sajte",
        "TeaserHeader": "Në këtë faqe, mund ta përshtatni Matomo-n për ta bërë të përputhshëm me rregulla privatësie legjislacionesh ekzistuese, duke: %1$s anonimizuar IP-në e vizitorit%2$s, %3$s duke hequr vetvetiu nga baza e të dhënave regjistra të vjetër vizitorësh%4$s, dhe %5$s anonimizuar të dhëna të papërpunuara vizitorësh të ndjekur më parë%6$s.",
        "TeaserHeadline": "Rregullime Privatësie",
        "TermsAndConditionUrl": "URL Termash &amp; Kushtesh",
        "TermsAndConditionUrlDescription": "Një lidhje për te faqja e Termave &amp; Kushteve tuaja.",
        "TermsAndConditions": "Terma &amp; Kushte",
        "TrackingDataAnonymizationSettings": "Rregullime anonimizimi ndjekjeje të dhënash",
        "TrackingOptOut": "Lejojini përdoruesit të zgjedhin lënien jashtë ndjekjes",
        "UnderstandingYourLegalObligations": "Të kuptuarit e detyrimeve tuaja ligjore",
        "UnderstandingYourLegalObligationsBulletExemptions": "<b>Përjashtime për Statistika Miqësore Ndaj Privatësisë:</b> Disa zgjidhje për statistika, që plotësojnë kushte të rrepta (p.sh., anonimizim, agregim, mosndjekje nga sajti në sajt, dhënie mundësie zgjedhjeje lënie jashtë prej tyre, domosdoshmëri të tjera) mund të përdoren pa pranim, por me dhënie mundësie zgjedhjeje lënie jashtë prej tyre të aktivizuar (Francë, Spanjë, Itali, Holandë). Lexoni më tepër rreth %1$spërjashtimi pranimesh CNIL për Matomo%2$s.",
        "UnderstandingYourLegalObligationsBulletNoComplianceRequirements": "<b>Pa domosdoshmëri pajtimi me ligje dhe rregullore:</b> Numri i juridiksioneve që lejojnë përdorim plotësisht të pakufizuar të statistikave po rrudhet vazhdimisht, për shkak evoluimi ligjesh privatësie.",
        "UnderstandingYourLegalObligationsBulletPersonalDataOnly": "<b>Lypset Pranim Vetëm për Përpunim të Dhënash Personale:</b> Pranimi lypset vetëm nëse statistikat përpunojnë të dhëna personale. Forma të tjera statistikash sajti lejohen pa u dashur pranim (p.sh., Zvicër, Japoni, Kinë (R.P.K.)).",
        "UnderstandingYourLegalObligationsBulletStrictConsent": "<b>Domosdoshmëri Pranimi Strikt:</b> Çfarëdo ndjekje që lyp hyrje në të dhëna apo depozitim të dhënash në pajisje fundore vizitore dhe s’është rreptësisht e nevojshme, lyp pranim paraprak, edhe nëse s’grumbullohen të dhëna personale (p.sh., ligje sendërtimi ePrivatësie, fjala vjen, TDDDG (Gjermani)).",
        "UnderstandingYourLegalObligationsIntro5": "Ligjet e privatësisë përgjithësisht bien në një nga kategoritë vijuese, lidhur me domosdoshmëri rregulloresh për statistika sajtesh:",
        "UnsetActionColumns": "Rikthe te parazgjedhjet shtylla veprimi",
        "UnsetActionColumnsHelp": "Ky veprim s’mund të zhbëhet. Një listë shtyllash te baza e të dhënave brenda fushëveprimit, të cilat doni të ndryshohen. Çdo vlerë për atë shtyllë do të vendoset sa vlera parazgjedhje.",
        "UnsetVisitColumns": "Rikthe shtylla vizitash te parazgjedhjet",
        "UnsetVisitColumnsHelp": "Ky veprim s’mund të zhbëhet. Një listë shtyllash te baza e të dhënave brenda fushëveprimit të vizitës, të cilat doni të ndryshohen. Çdo vlerë për atë shtyllë do të vendoset sa vlera parazgjedhje. Ju lutemi, mbani parasysh se, nëse e njëjta shtyllë ekziston te fushëveprimi 'shndërrim', atëherë do të fshihet edhe kjo shtyllë",
        "UseAnonymizeIp": "Anonimizo adresa IP të Vizitorëve",
        "UseAnonymizeTrackingData": "Anonimizo Të dhëna Ndjekjeje",
        "UseAnonymizeUserId": "Anonimizo ID Përdoruesi",
        "UseAnonymizedIpForVisitEnrichment": "Kur pasurohen vizita, përdor edhe adresa IP të Anonimizuara.",
        "UseAnonymizedIpForVisitEnrichmentNote": "Shtojca të tilla si Gjeovendëzim përmes IP-sh dhe Furnizuesish përmirësojnë tejtëdhënat e përdoruesve. Si parazgjedhje, këto shtojca përdorin adresa IP të anonimizuara. Nëse përzgjidhni 'Jo', atëherë do të përdoren adresa IP të plota, të paanonimizuara, që do të thotë më pak privatësi, por më tepër saktësi të dhënash.",
        "UseDeleteLog": "Fshi rregullisht prej bazës së të dhënave të dhëna të vjetra të papërpunuara",
        "UseDeleteReports": "Fshi rregullisht prej bazës së të dhënave raporte të vjetër",
        "UseRandomizeConfigId": "config_ID kuturu, për privatësi të thelluar",
        "UseSiteSpecificSettings": "Përdor rregullime specifike vetjake për këtë sajt",
        "UseSiteSpecificSettingsHelpText": "Si parazgjedhje, çdo sajt përdor rregullime anonimizimi të përcaktuara për krejt instancën Matomo te %1$srregullime sistemi%2$s. Nëse përzgjidhni mundësinë '%3$s', mund të anashkaloni për këtë sajt të dhënë secilin nga këto rregullime.",
        "UseSystemSettings": "Përdor rregullime sistemi",
        "UsersOptOut": "Zgjedhje lënieje jashtë nga përdoruesit",
        "UsersOptOutIntro": "Matomo i është përkushtuar dhënies së privatësisë në Internet. Nëse keni leje të ndiqni vizitorët tuaj pa zgjedhje paraprake prej tyre për këtë, ose pranim paraprak të kësaj, por duhet që të ofroni një mundësi zgjedhjeje lënieje jashtë - apo thjesht zgjidhni të ofroni një të tillë - kjo ndarje shpjegon se si të ujdiset ajo.<br><br>Që të lejoni vizitorët tuaj të zgjedhin lënie jashtë nga Statistika Web Matomo, shtoni kodin vijues HTML në një nga faqet e sajtit tuaj, për shembull, te faqja e Rregullave të Privatësisë. %1$sLexoni këtë udhërrëfyes që të mësoni më tepër.%2$s",
        "ValidConsentRequirement1": "Pranimi duhet të jepet lirisht.",
        "ValidConsentRequirement10": "Pranimi duhet rifreskuar periodikisht.",
        "ValidConsentRequirement2": "Pranimi duhet të jetë specifik dhe prej informimi.",
        "ValidConsentRequirement3": "Pranimi duhet të jetë i padykuptimshëm dhe i shprehur.",
        "ValidConsentRequirement4": "Përdoruesit duhet të jenë në gjendje të hedhin poshtë pranimin.",
        "ValidConsentRequirement5": "Tërheqja mbrapsht e pranimit duhet të jetë po aq e lehtë sa dhënia e tij.",
        "ValidConsentRequirement6": "Pranimi s’duhet të jetë i paketuar me kushte të tjera.",
        "ValidConsentRequirement7": "Duhen ofruar zgjedhje kapilare pranimi.",
        "ValidConsentRequirement8": "Pranimi duhet regjistruar, si provë pajtueshmërie.",
        "ValidConsentRequirement9": "S’lejohet ndjekje para pranimi, kur pranimi paraprak është i domosdoshëm.",
        "ViewPrivacyComplianceOverview": "Shihni përmbledhje përputhjeje me rregulla privatësie",
        "VisitColumns": "Shtylla Vizitash",
        "VisitorLogsProfilesDisabledMessage": "S’shfaqen të dhëna për këtë sajt, ngaqë regjistra Vizitorësh, apo Profil Vizitori janë të çaktivizuara. Kjo garanton përputhje me rregullime dhe rregullore privatësie.",
        "VisitorLogsProfilesSiteNamesDisabledMessage": "S’shfaqen të dhëna për disa sajte, ngaqë regjistra Vizitorësh, apo Profil Vizitori janë të çaktivizuara. Kjo garanton përputhje me rregullime dhe rregullore privatësie.",
        "VisitsMatchedCriteria": "Këto vizita plotësojnë kriterin e përzgjedhur.",
        "VisitsSuccessfullyDeleted": "Vizitat u fshinë me sukses",
        "VisitsSuccessfullyExported": "Vizitat u eksportuan me sukses",
        "WhenDoINeedConsent": "Kur më duhet të kërkoj për pranim nga përdoruesi?"
    }
}
